18:32 / E Shtunë, 28 Mars 2020 / indeksADMonline

Drejtori i Shëndetësisë në Istog falënderon banorët për dy javët që kaluan duke iu përmbajtur këshillave

88 është numri i personave të infektuar me COVID-19 në Kosovë.

Për fat të mirë, komuna e Istogut vazhdon të mos jetë e prekur nga ky virus që ka trazuar gjithë botën.

Drejtori i Shëndetësisë Publike në Istog ka falënderuar të gjithë banorët e kësaj ane që vazhduan t’i përmbahen këshillave, duke i inkurajuar që të qëndrojnë ende në shtëpi, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Komunës së Istogut!
Së pari dua të ju falenderoj të gjithë juve per dy javët që i kaluat duke iu përmbajtur këshillave!
Meqenëse nuk kemi ende asnjë rast të konfirmuar pozitiv në coronavirus u inkurajoj tutje të vazhdoni me diciplinë!
Rrinshpi!
#Bashkëiadalim!