Drilon Rama publikon foto nga deti, vëmendjen e merr fiziku i tij
Fituesi i BBVK 3, Drilon Rama, ka ndarë me ndjekësit një fotografi nga pushimet në det.
Në foton e publikuar, Driloni shfaqet duke shijuar ditët e verës, teksa vëmendjen e ndjekësve e ka marrë fiziku i tij i formësuar, shkruan Indeksonline.
Muskujt dhe trupi i tij bien menjëherë në sy, duke bërë që postimi të marrë vëmendje në rrjetet sociale.
Rama, i cili fitoi edicionin e tretë të Big Brother VIP Kosova, vazhdon të jetë aktiv në rrjetet sociale dhe të jetë në qendër të vëmendjes së publikut./Indeksonline/


