15:38 / E Mërkurë, 16 Janar 2019 / indeksADMonline

Drita e largon yllin e saj, nuk iu përgjigj ftesës për stërvitje!

Skuadra kampione aktuale në futbollin e Kosovës, Drita e ka ndërprerë bashkëpunimin me futbollistin e njohur, Ervis Kaja.

Arsyeja sipas klubit gjilanas është mospërgjigja e ftesës nga ana e lojtarit për fillimin e fazës parapërgatitore.

Kaja kishte ardhur te Drita si përforcim i madh pas karrierës që kishte në Shqipëri te skuadra si, Besa Kavajë, Laçi, Tomori, Dinamo Tirana, Tirana, Apolonia e Korabi.

“FC DRITA ju njofton se ka ndërprerë bashkëpunimin me qendër mbrojtësin Ervis Kaja.

Kaja pa ndonjë arsye nuk ju ka përgjegjë ftesës së klubit për fillimin e fazës përgaditore, kështuqë në bazë të rregullores së brendshme të klubit si dhe ligjit të punës, FC DRITA ka marrë vendim për shkëputjen e njëanshme të kontratës me lojtarin!

Ju kujtojmë se FC DRITA ka filluar fazën përgaditore me datë 07 Janar!

FC DRITA e falënderon Kajen për kontributin e dhënë dhe i dëshiron suksese” thuhet në njoftimin e skuadrës kosovare./Indeksonline/