11:10 / E Premte, 16 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Dua Lipa flet për largimin nga Kosova dhe realizimin e ëndrrave në një intervistë për CNN

Këngëtarja shqiptare e cila arritur të jetë ndër emrat më të kërkuar në botë, Dua Lipa nuk e harron asnjëherë vendlindjen e saj.

Ajo së fundi ka zhvilluar një intervistë në CCN, ku edhe ka folur për kohë kur iu desh të largohej nga Kosova, refugjatët, familjen dhe projektet e reja që pritet ti realizoj, shkruan Indeksonline.

Ajo ka deklaruar se nuk ishte zgjedhje e lehtë që ta linte vendin, por ardhja në Londër e ka ndihmuar ti realizonte ëndërrat.

“Askush nuk e lë vendlindjen me dëshirë, është e vështirë sidomos për refugjatët në rrugën që do të marrin, por unë kam qenë me fat që kam ardhur në Londër dhe kam realizuar ëndërrën time” ka thënë Dua për CNN.

E pyetur se cilin qytet e preferon më shumë, Prishtinën apo Londrën, Dua zgjodhi Prishtinë, sepse është qyteti i saj i lindjes dhe aty ndihet vetvetja ka deklaruar këngëtarja.

Kjo nuk është hera e parë që Dua flet për Kosovën, ajo vazhdimisht ka treguar se është krenare për vendin e saj të lindjes./Indeksonline/

Temat: