10:02 / E Shtunë, 18 Janar 2020 / indeksADMonline

Dua Lipa kalon natën në një klub homoseksualësh në New York

Dua Lipa shpesh herë ka treguar se është pro të drejtave të komuniteti LGBT dhe mbështet e tyre dhe këtë e dëshmoj edhe së fundi.

Këngëtarja shqiptare u pa duke u argëtuar në një klub homoseksualësh në New York.

24 vjeçarja gjatë gjithë mbrëmjes ka vallëzuar bashkë me miqtë e saj në klubin e homoseksualëve  “Greenwich Village Playhouse”.

 Në një moment Dua shihet teksa kërcen me hitin e saj të fundit “Don’t start now”, video e cila u bë virale në rrjetet sociale.

Ndryshe, ylli i muzikës përveç projekteve të reja, ajo së shpejti do të lansoj edhe albumin e ri “Future Nostalgia”./Indeksonline/