12:38 / E Martë, 27 Tetor 2020 / V R

Dua Lipa nominohet, në dy kategori, për çmimet “American Music Awards”

Dua Lipa është nominuar në dy kategori të ndryshme të shfaqjes muzikore amerikane “AMA”.

Përmes postimit të bërë në Instagram, artistja shqiptare tregoi se është nominuar në kategorinë “Artistja femër e preferuar” dhe “Kënga e preferuar”.

Por përveç kësaj, 25- vjeçarja u shpreh se ajo ka në plan diçka shumë speciale gjatë dhënies së çmimeve, në të cilat ajo po merr pjesë për herë të tretë me radhë.

“Kam diçka shumë speciale të planifikuar për herën time të tretë në AMA”. Ndërlidhuni, më 22 nëntor në kanalin ABC”, ka njoftuar Dua në postim.

Ndërkohë, këngëtarja aktualisht po shijon suksesin e këngës së fundit “LEVITATING”./Indeksonline/