10:12 / E Mërkurë, 20 Janar 2021 / A. M.

Duda Balje publikon listën e kandidatëve për deputetë nga partia e saj

Kryetarja e Listës së Bashkimit Socialdemokrat, Duda Balje, e ka publikuar listën me 25 kandidatë për deputetë nga subjekti politik që ajo e përfaqëson, duke shkruar se janë gati.

Balje ka shkruar se lista e SDU-së ka të rinj e njerëz me eksperiencë.

“Të dashur të gjithë, Lista e Bashkimit Socialdemokrat është gati, e përbërë nga të rinjtë e arsimuar dhe në fillim, mes dhe fund njerëz me eksperiencë që drejtojnë energjinë drejt suksesit. Partia jonë SDU si subjekt i ri politik, për një periudhë më pak se njëvjeçare ka bërë kaq shumë gjëra të mira për të cilat jemi shumë krenarë”, shkroi Balje.

Ajo ka renditur edhe disa premtime, si pjesë e planeve të saj për komunitetin boshnjak në Kosovë.

“Planet që kemi për periudhën e ardhshme janë të njëjta me stimulimin aktual që do të bëjmë shumë më shumë përpjekje dhe të shpenzojmë energji, planifikojmë të ndërtojmë shtëpi për familjet e rrezikuara financiarisht, rindërtimin e ndërtesave ekzistuese të vjetra dhe oronulare. Vazhdojmë fokusin te të rinjtë ku e lamë si dhe luftën për bashkëpunim më të mirë me boshnjakët në vendet fqinje. Do të punojmë në përmirësimin e infrastrukturës, kulturës dhe arsimit. Ne do të punojmë së bashku me ju sepse – ajo që për ju është e rëndësishme, është më e rëndësishmja jonë!”, shkroi ajo.

May be an image of text that says 'ASDU SOCIJALDEMOKRATSKA UNIJA VAŠE VAŻNO NAŠE NAJVAŽNIJE! LISTA KANDIDATA ZA CENTRALNE IZBORE 2021 1. 2. 3. 4. 5. BALJE DUDA SULEJMANOVIC ENIS ALJILJI ADMIR KOFRC SADIKA VELIJI ALMIR SALIJI DZENGIZ 7. RADONCIC FIKRETA 8. ELEZI JASMIN 9. EJUPAGIC BEDRIJA 10. MUSTAFI REJHAN 11. CEMAN DENIS 12. DILI EDINA 13. HUDUTI HAZAR 14. ETEMI ELDIN 15. BESKOVIC MIRELA 16. BAJRAMI NIHAD 17. BAJRAMI ALSEN 18. GROSA DZENITA 19. IDRIZI HALDIS 20. MURATI HARIS 21. MUSLIU BLERTA 22. DANIJALI AMEL 23. ALJILJI DJENAN 24. NIKOCEVIC SABRIJA 25. ZECIROVIC AHMET'