15:30 / E Premte, 04 Dhjetor 2020 / A. A

Duro i kënaqur me pikën e fituar ndaj Prishtinës

Trajneri i Feronikelit, Klodian Duro është shprehur i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij, në ndeshjen kundër Prishtinës e cila u mbyll pa gola.

Ai thotë se Prishtina ishte kundërshtar i vështirë.

“Jam i kënaqur nga paraqitje e djemve dhe kemi bërë një lojë të mirë si çdo here. Kemi pasur një kundërshtarë të vështirë dhe kemi mundur të nxjerrim edhe me shumë, por edhe pika e arritur është e mirë pasi lojtarët e mi janë paraqitur mirë. Unë ende nuk e kuptoj se si Mala të dënohet me tri ndeshje, nuk më është dukur e arsyeshme. Por besoj shumë që me rikthimin e gjithë lojtarëve në kontigjent do të jemi më të fortë dhe do të sjellim rezultate më të mira” deklaroi Duro.

Feronikeli tani ka 20 pikë dhe pozicionohet në vendin e 5-të, me 15 pikë larg nga Ballkani që ka 2 ndeshje më pak të zhvilluara.

/Indeksonline/