Dy helikopterë përplasen në lartësi , dalin pamje të pabesueshme
Të paktën një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur në një përplasje helikopteri në Nepal. Aksidenti ndodhi të martën, ndërsa të dy avionët u përpoqën të uleshin poshtë Kampit Bazë të Malit Everest.
Aksidenti ndodhi në fshatin Pheriche, në një lartësi prej 4,200 metrash, dhe autoritetet konfirmuan se një shtetas indian 47-vjeçar u vra, ndërsa një pilot nepalez dhe një shtetas i Zelandës së Re u plagosën.
Pamjet që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë disa njerëz që vrapojnë drejt sigurisë ndërsa helikopterët bien në tokë pas përplasjes, dhe për momentin nuk dihet se sa persona ishin në helikopterë./Indeksonline/
On Camera, 2 Helicopters Collide In Nepal While Landing, 1 KilledThe incident which the police confirmed happened at a heliport in Solukhumbu, 250 km from the capital city Kathmandu, has gone viral on social media https://t.co/BvNshe1VA7
— Shakeel Yasar Ullah (@yasarullah) November 3, 2026

