Dy ikona të muzikës shqipe bashkojnë forcat, Meda e Afrim Muqiqi publikojnë duetin “Oj lulije”
Dy emra të njohur dhe shumë të dashur për publikun shqiptar, Meda dhe Afrim Muqiqi, kanë bashkuar forcat në një projekt të ri muzikor.
Bëhet fjalë për duetin e titulluar “Oj Lulije”, i cili vjen si një bashkëpunim mes dy artistëve që ndër vite kanë sjellë shumë këngë të pëlqyera për adhuruesit e muzikës shqipe, shkruan Indeksonline.
Kënga është publikuar me emrin Meda feat. Afrim Muqiqi – “Oj Lulije”, ndërsa ky bashkim i dy zërave të njohur pritet të tërheqë vëmendjen e publikut dhe të adhuruesve të muzikës popullore.
Publikimi i këtij dueti po sjell një tjetër bashkëpunim mes dy artistëve me karrierë të gjatë muzikore./Indeksonline/

