14:08 / E Mërkurë, 13 Qershor 2018 / indeksADMonline

Dy policë të Kosovës rrahin një 15 vjeçar në Rahovec (Video)

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës që patrullojnë ditë e natë i hasim kudo nëpër rrugë, të cilët e kanë për detyrë të kujdesen për rendin dhe qetësinë e qytetarëve.

Por, dy të tillë mbrëmjen e dielës, kanë bërë një gjest jo të hijshëm ndaj një të mituri me inicialet L.V.

Indeksonline ka siguruar një video të bërë më 10.06.2018, ku fillimisht gjithçka duket në rregull.

Kamerat e sigurisë së një lokali në rrugën “Xhelal Hajda-Toni”, kanë kapur momentin kur dy policë që po patrullonin rreth orës 20:10 e ndalin një të ri në rrugë.

15 vjeçarit që po lëvizte me motoçikletë në rrugë, ndalet dhe pret që policët të dalin nga veturë.

Por kur pjesëtarët e Policisë së Kosovës zbritën nga vetura dhe iu ofruan të riut, për një moment filluan ta godasin atë në kokë.

Viktima pas kësaj ngjarje, ka lajmëruar rastin në Polici të Kosovës. /Indeksonline/