15:07 / E Martë, 29 Shtator 2020 / indeksADMonline

Dy të prekur me Coronavirus, në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, i shoqëruar me disa mjekë të fushës përkatëse mjekësore, kanë vizituar Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë, raporton Ekonomia Online. Zemaj, me këtë rast tha se do tu kushtojnë rëndësi të moshave.

“Sot është Dita botërore e zemrës, bashkërisht edhe me drejtorin e ShSKUK-së, erdhëm që ta vizitojmë Shtëpinë e të Moshuarve, faktikisht kemi edhe dy mjek të çmuar të cilët punojnë në QKUK. Në simbolik të kësaj dite t’i bëjmë disa kontrolle të të meshuarve këtu, ata të cilët kanë nevojë por edhe ata të cilët kërkojnë këtë tretman”.

“Qëllimi i kësaj vizite është të tregojmë kujdes për të gjitha moshat në Republikën e Kosovës, në kuadër të angazhimeve tona jemi që të avancojmë edhe në eliminimin e sëmundjeve kardiovaskulare”.

Drejtoresha e Shtëpisë së të ModRaze Aliçkaj, tha se aktualisht në këtë institucion dy të moshuar janë të prekur me Covid-19.

“Gjendja momentale në Institucionin tonë është shumë e mirë, fal angazhimit të komplet stafit të institucionit dhe gjithashtu mbështetjes që e kemi pasur nga institucionet relevante”.

“Për momentin i kemi dy rezidentë me Covid-19, besoj që edhe ata e kanë kaluar por ende nuk janë ri testuar. Përndryshe të tjerët janë në gjendje të mirë”.