Dyshohet për bombë në një veturë në Pejë, pamje nga vendi i ngjarjes

Dyshohet se është vendosur një bombë në një veturë në Pejë, afër gjimnazit “Bedri Pejani”. Indeksonline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet se ka arritur Policia e Kosovës me ç’rast është rrethuar vendi i ngjarjes. Aty për pak pritet të arrijë njësiti i FSK-së për deminim.