E dhimbshme/ Ky është i moshuari që vdiq në Klinë, duke shuar zjarrin në ara

Ka ndërruar jetë një qytetar Bilal Rraci i moshuar, i cili kishte pësuar lëndime të rënda gjatë përpjekjes për të shuar një zjarr që kishte përfshirë varrezat e fshatit Ujmirë të Klinës.
Sipas burimeve të portalit Klina Info, i ndjeri kishte hyrë në zjarr për të ndihmuar në shuarjen e flakëve, por fatkeqësisht kishte pësuar djegie të rënda trupore.
Në vendin e ngjarjes kishin ndërhyrë menjëherë Policia, Zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor i QKMF-së në Klinë, të cilët i kishin ofruar ndihmën e parë. Më pas, i moshuari ishte dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër përpjekjeve të stafit mjekësor, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
