13:13 / E Shtunë, 25 Janar 2020 / indeksADMonline

E fundit: Man Utd ka bërë ofertë për transferimin e Muriqit

Sipas Fotospor, Manchester United ka bërë një ofertë për Fenerbahcen për ta transferuar futbollistin kosovar, Vedat Muriqin.

Po ashtu sipas raportimeve nga Manchestereveningnews, klubi anglez po e dëshiron në skuadër kosovarin gjatë këtij afati kalimtar, transmeton Indeksonline.

Mirëpo sipas këtyre mediave ky transferim vështirë se mund të ndodh, pasi që klubi turk nuk po dëshiron ta lërë Muriqin të largohet.

Po ashtu për sulmuesin kosovar të interesuara janë edhe Tottenham dhe Real Sociedadi./Indeksonline/.