22:34 / E Enjte, 31 Janar 2019 / indeksADMonline

E papritura po ndodh në NBA- Dallas dhe Knicks po bëjnë shkëmbimin e ‘çmendur’!

Ekipet e ligës më të fortë të basketbollit, NBA,  Dallas Mavericks dhe New York Knicks janë pajtuar që të bëjnë një shkëmbim lojtarësh.

Sipas gazetarit të njohur Adrian Wojnarowski, Knicks do të dërgoj në Dallas lojtarët, Kristaps Porzingis, Courtney Lee dhe Tim Hardaway Jr, transmeton Indeksonline.

Kurse Mavs do të dërgojnë në New York tre lojtarët, Wesley Matthews, Dennis Smith Jr. dhe  DeAndre Jordan.

Nga ky shkëmbim, fitues po cilësohen të dalin Mavs pasi që lojtarët si DeAndre Jordan dhe Matthews janë në përfundim të kontratës dhe pritej që të largoheshin në fund të sezonit.  

Ndërsa në anën tjetër ekipi i Dallas po përfiton një super yll si Porzingis, që në Amerikë po cilësohet si Dirk Nowitzki i ardhshëm./Indeksonline/