23:15 / E Enjte, 26 Mars 2020 / indeksADMonline

E përlotur Ilda Bejleri tregon luftën me ankth gjatë izolimit, citon fjalët e profetit Muhamed

Ndryshe nga shumë personazhe të famshem shqiptar, që ditët e karantinës i kalojnë duke ndarë me ndjekësit video funny apo ndonjë recetë gatimi, Ilda Bejleri duket se ka ankth nga izolimi.

Ilda në llogarinë e saj të Instagram-it, Ilda postoi një video IGTV ku rrëfente ankthin dhe stresin e këtyre ditëve.

“Ka 15 ditë që qëndroj në shtëpi . Pavarësisht se duket sikur njerëzit e kalojnë kohën duke gatuar, duke bërë palestër, për mua kanë qenë të vështira. Ankthi është armiku kryesor i njeriut. Përveç koronavirusit, stresi që po kalojmë është i madh dhe ndjesia sikur tavani po të bie mbi kokë”, shprehet Ilda.

“Unë kam filluar ta gjej qetësinë time duke besuar tek Zoti sepse realisht nëse ka një moment që duhet të keni besim pavarësisht fesë, është ky.”- dëgjohet të thotë moderatorja mes lotësh. 

Tutje prezantuesja ka cituar fjalët  e profetit Muhamed referuar përhapjes së virusit malarja.

“Nëse nuk ke rastisur aty ku ka qenë e keqja mos shko, qëndron brenda mos lëviz dhe ke besim të Zoti”, u shpreh ajo teksa porosit që të rrini të qetë gjatë kësaj kohe./Indeksonline/

View this post on Instagram

#2javetemianeshpi

A post shared by ILDA BEJLERI (@ildabejleri) on