16:30 / E Hënë, 22 Tetor 2018

E rrallë: ​I nxjerrin 122 gozhdë nga stomaku!

Mjekët e një spitali në kryeqytetin etiopian të Adis Abebës nxorën 122 gozhdë si dhe objekte të tjera të mprehta nga stomaku i një pacienti 33-vjeçar, deklaroi sot një nga kirurgët që morën pjesë në operacion.

“Pacienti vuante prej 10 vitesh nga një sëmundje mendore dhe kishte ndërprerë kurën e ilaçeve dy vite më parë,” pohoi kirurgu Dawit Teare.

”Kjo ishte edhe arsyeja e gëlltitjes së objekteve”, shtoi ai.Përveç 122 gozhdëve, 10 centimetra të gjata, mjekët nxorrën katër pineska, dy gjilpëra, një kunj dhëmbësh dhe disa copa xhami të thyera.

”Ai është vërtetë me fat që objektet e mprehta nuk i dëmtuan stomakun, gjë që mund të  çonte në infeksione të rënda dhe madje deri në vdekje”, thekson kirurgu.

”Ai është vërtetë me fat që objektet e mprehta nuk i dëmtuan stomakun, gjë që mund të  çonte në infeksione të rënda dhe madje deri në vdekje”, thekson kirurgu.