22:49 / E Diele, 19 Maj 2019 / indeksADMonline

Edhe Ava Max në Kanë, shfaqet pas performancës

Një tjetër yll shqiptar që po pushton top listat muzikore në Amerikë është edhe Ava Max.

24 vjeçarja që po krahasohet me Lady Gaga-n, tashmë po radhitet në mesin e këngëtareve që po premton shumë në botën e muzikës.

Ajo madje ka qenë e ftuar të performoi në Festivalin e Filmit që po mbahet në Kanë.

Pas performancës, ylli shqiptar ka shijuar plazhin dhe ka shijuar diellin, duke shfrytëzuar edhe të realizojë disa fotografi ku shfaqet mjaftë verore./Indeksonline/