17:13 / E Hënë, 23 Mars 2020 / indeksADMonline

Ekipet mjekësore të QKMF-së në Gjilan, afër familjarëve të prekur me koronavirus në Vrapqiç e Zhegër

Arbër Ismajli, nënkryetar i komunës së Gjilanit, përmes një postimi të bërë në llogarinë Facebook, ka thënë se s’po ndalon puna e ekipeve mjekësore të QKMF-së, të cilët po qëndrojnë pranë familjarëve të të prekurve me koronavirus në Vrapqiç dhe Zhegër, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë,

Po vazhdon puna e palodhshme e ekipeve mjekësore të QKMF-së, të cilët po vazhdojnë të qëndrojnë afër familjarëve të të prekurve në Vrapqiç dhe në Zhegër. Insistimi i tyre i madh për ta parandaluar këtë pandemi, po bënë që këta qytetarë të ndjehen të sigurtë në shëndetin e tyre.


Një falënderim të jashtëzakonshëm shkon për të gjithë stafin e QKMF-së, të cilët po ndeshen me sfidën për t’i tejkaluar barrierat e përbashkëta në luftim dhe parandalim të shpërndarjes së pandemisë.


Mirënjohje të thellë për përkushtimin, profesionalizmin dhe sakrificat, edhe të familjeve të tyre. Janë heronjtë tanë në këtë betejë për mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari të vendit!


T’i çmojmë dhe të bashkëpunojmë.


E vetmja shpresë që të dalim faqebardhë nga përballimi i kësaj sëmundje, në një botë do të rilind dhe do të rifitojmë lirinë!

Bashkë ja dalim!