14:59 / E Mërkurë, 18 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: Dallaveret me ekzaminerët e arrestuar në MTI, i përfshirë sekretari Reçica dhe ministri Pal Lekaj

Pas ardhjes në krye të Ministrisë së Infrastrukturës , ministri Pal Lekaj, menjëher kishte nisur t’i shtrinte tentakulat në kapjen e ministries, duke vendosur njerëz të tij nëpër sektorët kyçë të kësaj ministrie.

Pa asnjë kërkesë dhe nevojë të Departamentit për patentëshoferë, ministri Lekaj me vendim të tij kishte nisur të rekrutonte ekzaminerë në Njësinë e patentëshoferëve.

Të gjithë këta ekzaminerë kishin nisur punën pa kontrata pune për një vit, madje fillimisht nuk ishte hapur as konkursi për ta.

Duke i parë këto shkelje ligjore ish-sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës, Nebih Shatri, nuk kishte pranuar të nënshkruante këto kontrata.

Në nëntor të 2018-s ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, e kishte shkarkuar nga detyra e Sekretarit të përgjithshëm të ministrisë, Nebih Shatrin. Në vend të tij, Lekaj e kishte emëruar në pozitën e sekretarit si ushtrues detyre, Betim Reçicën. Po në atë kohë (nëntor 2018) ishte hapur një konkurs për ekzaminerë në Njësinë e patentëshoferëve ku qëllimi I këtij konkursi ishte që t’I legjitimonte ekzaminerët që ishin duke punuar në ministri prej një viti e të ciliët ishin pa kontrata pune, por rrjedhimisht duke mos marrë as paga.

Në këtë konkurs edhe pse kishin konkurruar shumë persona filtrin e kishin kaluar vetëm ata të cilët me vendim të ministrit Lekaj ishin emëruar më parë jashtëligjshëm.

Sipas burimeve të Indeksonlinet këshiltari i ministrit Lekaj, Pjetër Ndou, u kishte bërë presion anëtarëve të komisionit përzgjedhës të konkursit që t’i punësonin pikërisht këta ekzaminerë, të cilët i kishte emëruar ministri Lekaj më parë. Anëtarët e komisionit i ishin nënnshtruar këtij presioni ku pastaj ishin detyruar që t’i merrnin në punë ekzaminerët. Sekretari Betim Reçica menjëherë ua kishte nënshkruar kontartat e punës këtyre ekzaminerëve, por që me këtë gjë ka bërë shkelje ligjore pasi që në kontarta figuronte kinse ata punojnë nga janari i vitit 2018 në mënyrë që atyre t’u mundësohej t’i merrnin pagat në mënyrë retroactive, gjë që më vonë edhe kishte ndodhur. Kjo shkeljeje ishte bërë pasi që kontarata e punës për ekzaminerët, sekretari Reçica ua kishte nënshkruar për një vit, gjë që edhe kjo është e ndaluar me ligj ngase ata kanë pasur kontrata në vepër dhe në bazë të ligjit është i ndalyar nënshkrimi i një kontarate të tillë më shumë se 6 muaj.

Për të gjitha këto shkelje dje, Indeksonline i ka dërguar pyetje Ministrisë së Infrastrukturës, por s’mori pëgjigje nga institucioni në fjalë.

Ministria nuk ka treguar as se çfarë masash ka marrë ndaj këtyre ekzaminerëve pasi që ata janë arrestuar në korrikun e këtij viti nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Por këto shkelje ligjore nuk u kanë shpëtuar hetueve të Policisë së Kosovës. Sipas burimeve të Indeksonlinet brenda organeve të hetuesisë në lupën e Policisë së Kosovës është vënë pikërisht sekretari i kësaj ministrie Betim Reçica. Ai po hetohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare nën dyshimin se ka nënshkruar kontrata të jashtëligjshme të cilat kapin vlerën e rreth 200 mijë eurove. Pjesë e këtyre hetimeve mësohet të jetë edhe këshilltari i ministrit, Pal Lekaj, Pjetër Ndou si edhe personat  e tjerë të invovluar në këtë rast. IndekOnline meson se gjatë marrjes në pyetje të anëtarëve të komisionit përzgjedhës të konkursit per ekzaminerë, ata kanë pranuar se u ishte bërë presion nga këshilltari i Pal Lekajt, Ndou që t’i merrnin në punë këta ekzaminerë.