17:30 / E Hënë, 27 Janar 2020 / indeksADMonline

Ekskluzive: Mbyllet terminali doganor në Hanin e Elezit!

Terminali doganor në pikën kufitare në Han të Elezit do të mbyllet sonte.

Siç mëson Indeksonline, kjo do të bëhet për shkak të mungesës së licensës për operim. Ai do të qëndroj i mbyllur deri në një afat të pacaktuar.

Sonte pas orës 00:00, të gjithë kamionët që do të duhet të devijojnë në terminalet tjera që kanë licencë.

Kurse dërgesat që janë në terminal dhe ato që hynë deri në ora 00:00 do të vazhdojnë të zhdoganohen ditët në vijim .

Ndërsa stafi në zyre do të vazhdojnë punën deri në njoftimin e radhës./Indeksonline/