12:52 / E Diele, 07 Mars 2021 / Blerim

Eksperti gjerman: Mungesa e vaksinave do të marrë fund së shpejti

Ritmi i vaksinimi në Gjermani pritet që të rritet ndjeshëm duke filluar nga muaji Prill, sipas kreut të Komintetit të Vaksinimit (STIKO), Thomas Mertens.

“E kuptoj zhgënjimin e njerëzve, por problemi kryesor ishte mungesa e vaksinave”,– tha Mertens për gazetën “Augsburger Allgemeine”.

Mertens gjithashtu tha se në tremujorët e dytë dhe të tretë do të ketë një menaxhim më të lartë të dozave të vaksinave duke mos patur probleme më stoqet.

Deklarata vjen në një kohë që në vend është rritur zhgënjimi nga menaxhimit të pandemisë për shkak të vonesave të shkaktuara nga kompanitë farmaceutike por gjithashtu dhe deklaratave lidhur me efektivitetin e disa prej tyre.

Mertens tha se strategjia e vaksinimit në vend është ndjekur korrektësisht duke përfshirë dhe mjekët e familjes dhe se deri më tani nuk ka doza vaksinash të cilat mund të prishen pasi kanë mbetur në magazinë.

Sipas tij është ende herët për të folur për lehtësim masash për personat e vaksinuar, pasi duhet një periudhë kohe e caktuar që të përcaktoj nëse ata janë burim infektimi a jo.