E mbajti larg syrit të publikut, aktori i njohur bëhet baba për herë të tretë
Jamie Foxx ka mirëpritur fëmijën e tij të tretë. Burime kanë konfirmuar se aktori 58-vjeçar dhe e dashura 31-vjeçare Alyce Huckstepp kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë së bashku, raporton People.
Aktori i filmit “Soul” ka dy vajza nga lidhjet e mëparshme, 18-vjeçaren Anelise dhe 32-vjeçaren Corinne, transmeton Indeksonline.
Lajmi se Foxx dhe Huckstepp ishin në pritje të një fëmije doli për herë të parë në maj. Lidhja e tyre u bë publike në gusht 2023, kur u panë duke darkuar së bashku në Malibu.
Burime të shumta pohojnë se çifti u nda në janar të vitit 2025. Foxx ishte i zënë me angazhime pune në atë kohë; po atë muaj, ai publikoi filmin Back in Action me Cameron Diaz, dhe vetëm disa javë më parë, specialja e tij “Jamie Foxx: What Had Happened Was…” ishte publikuar në Netflix./Indeksonline/


