21:17 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Fatmir Sejdiu tregon si u tradhëtua nga Vjosa Osmani e Agim Veliu

Ish-presidenti i Kosovës, njëherit ish-kryetar i LDK-së, Fatmir Sejdiu ka thënë se kjo parti që ka udhëhequr ai dikur ka humbur në zgjedhjet e fundit, e për këtë ai fajin ia lë liderit, Isa Mustafa.

Fatmir Sejdiu  në Debat Plus ka thënë se përgjegjësi kanë edhe kandidatët për komuna, psh. Lutfi Haziri, Muharrem Svarqa, ku ka pas zbritje të elektoratit në krahasim me zgjedhje të mëhershme, përcjellë Indeksonline.

Sejdiu ka treguar gjithashtu se çka ka ndodhë para kuvendit zgjedhor të LDK-së, ku ai synonte të bëhej kryetar.

“Kam takuar Isa Mustafën tri katër ditë para ditës së Kuvendit, e ka pas të padefinume nëse do të kandidoj për kryetar.

Kam takuar Vjosa Osmanin dhe pyetja e parë, e kam pyt ke marrëveshje me Isa Mustafën apo jo më është përgjigjur jo.

Kam kërkuar të takohem me tre nënkryetarët, asnjëri s’ka gjetur kohë të bisedoj. Në zgjedhjet lokale 2017 unë e kam mbështetur Agim Veliun që të ketë fitore dhe ai ka fituar dhe ka qenë një marrëveshje reale që kemi pas për më vonë dhe ai e ka harruar atë.

Osmani doli e pasinqertë, më vjen të keq që e ka dhënë një deklarim të tillë”.

Ai thotë se ka dashur të marrë udhëheqjen dhe ta shkrijë gjithë energjinë dhe dijen për të sjellë LDK-në në pozicionin e parë./Indeksonline/