15:30 / E Enjte, 22 Tetor 2020 / OSH

Festivali “Mirdita, dobar dan” pritet me protesta në Beograd

Sot në Beograd do të fillojë tashmë festivali tradicional “Mirdita, dobar dan”. Por, nisja e këtij festivali ka sjellur pakënaqësi tek grupet e djathta në Serbi.

Një protestë e organizuar sot ka mbledhur disa protestues të cilët janë kundër prezantimit të organizatave nga Kosova në këtë festival.

Sipas tyre, “Mirdita, dobar dan” është projekt urrejtës serb dhe prezanton “Shqipërinë e Madhe”.

Festivali u krijua në vitin 2004, u frymëzua nga aktori Bekim Fehmiju, kur organizatorët e panë atë si një “simbol të unitetit” dhe mundësinë e lidhjes së dy hapësirave kulturore në një tërësi të vetme./Indeksonline/