15:30 / E Hënë, 18 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Fetusi 18 javë, fotografia më e madhe e shekullit të 20-të

Në vitin 1950, fotoreporteri Lennart Nilsson nisi të i kapte fazat më të hershme të ekzistencës. Imazhet e tij të fetusit e kapën imagjinatën e publikut, dhe ngjallën polemika që prej asaj kohe.

Në prill të vitit 1965, revista Life shfaqi një fotografi në kopertinën e saj të quajtur “Fetusi 18 javë”, dhe shkaktoi ndjesi tek lexuesit. Ishte një sukses spektakolar i revistës pasi që ishtë më e shitura e tërë historisë së saj.

Fetusi 18 javë ishtë një nga fotografitë më të shkëlqyera në shekullin e 20-të, dhe ishte emocionuesë, shkruan Indeksonline.

Fotografia u kap nga Lennart Nilsson, pjesë e një serie mahnitëse të fotografive nga ky fotoreporter suedez vizionar.

Fotografitë e tij tani kanë arritur në një gjeneratë krejt të re, pasi sapo janë shfaqur në panairin e artit në Paris Photo, hera e parë që janë ekspozuar ndonjëherë jashtë Suedisë. Flitet për një paraqitje të mëtejshme në Vjenë.

Teknologjia e ultrazërit u prezantua për herë të parë në Glasgow në 1956. Por vizatimi i një fëmije të palindur përmes imazheve të tilla nuk ishte i zakonshëm në spitalet deri në vitet 1970, dhe madje edhe sot cilësia është e dobët.

Në vend të kësaj, Nilsson me ndihmën e dy ekspertëve gjermanë të endoskopit, Karl Storz dhe Jungners Optiska, të cilët krijuan tuba optikë me lente makro dhe optikë me kënd të gjerë që mund të futeshin në trupin e një gruaje./Indeksonline/

Lennart Nilsson
Fetusi 13 javë
Fetusi 18 javë
Fetusi 20 javë