11:29 / E Martë, 14 Korrik 2020 / indeksADMonline

Fikret Shatri tregon lëndimet që kanë pësuar gishtat e këmbës pas vrapimit që bëri për në Tiranë

Fikret Shatri gjatë këtij muaji vrapoj nga Prishtina për në Tiranë, ku gjatë këtij udhëtimi pati lëndime që ja vështirësuan vrapimin, por që nuk mundën ta ndalojnë.

Shatri në profilin e tij në Facebook, në storie, ka publikuar lëndimet në gishta që i ka pësuar për shkak të vrapimit, transmeton Indeksonline.

“Lecke Zhele” ka shkruar në njërën nga fotografitë Shatri.

Ish-basketbollisti i njohur, Fikret Shatri ishte nisur me 2 korrik në ora 18:00 nga sheshi “Skëndërbe” në Prishtinë dhe arriti me 4 korrik në Tiranë, në sheshin “Skëndërbeu”./Indeksonline/