75 Mall Live Search
22:47 / E Shtunë, 15 Gusht 2026 / L A

Fitore përmbysëse nga Venezia e Rrahmanit, kalon tutje në Kupën e Italisë

Venezia ka arritur kualifikimin në fazën tjetër të Kupës së Italisë.

Ata mposhtën Modenën me rezultat 3-2, duke bërë një “remontada” në 7 minutat e fundit të kësaj përballje.

Në ndeshje u aktivizua edhe ylli kosovar, Albion Rrahmani i cili bëri debutimin e tij zyrtar me Venezian.

Venezia, në raundin tjetër përballet me Udinesen, e cila e vë Rrahmanin përball Mërgim Vojvodës./IndeksOnline/