75 Mall Live Search
23:38 / E Hënë, 08 Dhjetor 2025 / F.R

Fjolla gati për BBVK, publikon pamjet që ndezin rrjetin

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina vazhdon të jetë një nga emrat më të përfolur për një hyrje të mundshme në edicionin e radhës të Big Brother VIP Kosova.

Së fundi, disa pamje të publikuara prej saj kanë ngritur dyshimet se Fjolla është më gati se kurrë për t’iu bashkuar shtëpisë më të famshme në vend.

Ndërkohë, një koment ka marrë veçanërisht vëmendjen e publikut. Ish-banorja e BBVK3, Linda Halimi, ka reaguar me një mesazh mjaft të fortë:
“Fjolla që njoh unë, ka me e kall shtëpinë. QITI KREJT n’vije.”

Me këtë koment, Halimi duket se “i ka vënë pikat mbi i” lidhur me pritjet për hyrjen e Fjollës, duke e rritur edhe më shumë kuriozitetin e publikut për atë që mund të sjellë ajo brenda shtëpisë së BBVK./IndeksOnline/