17:29 / E Enjte, 26 Mars 2020 / indeksADMonline

Fluks i madh i qytetarëve në Prizren, gjatë orës së lëvizjes së lirë

Qytetarët në Komunën e Prizrenit, duket se po e respektojnë vendimin e Qeverisë së Kosovës, që gjatë orës 10:00-16:00 dhe prej 20:00-06:00 të ndalohet qarkullimi i njerëzve dhe veturave në tërë Kosovës.

Në disa fotografi të siguruara nga Indeksonline, shihet se tani, rrugët e këtij qyteti janë të mbushura me këmbësorë dhe vetura, ku po e shfrytëzojnë orën e lëvizjes së lirë, për t’i kryer obligimet e tyre.

Ata madje po kanë vështirësi edhe të respektojnë rregullat e rekomanduara nga Insituti Kombëtar i Shëndetit Publik, për distancë gjatë ecjes.

Kujtojmë që ky vendim erdhi për shkak të përhapjes së pandemisë Covid-19 në Kosovë./Indeksonline/