75 Mall Live Search
12:40 / E Mërkurë, 02 Shtator 2026 / AR

Fortesa Orana diskualifikohet, Kosova mbyll garat në karate me një medalje të artë

Kosova nuk do të ketë medalje tjetër nga karateja në LM “Taranto 2026”.

Fortesa Orana ishte shumë pranë medaljes, pasi arriti të kualifikohej në gjysmëfinale, por fatkeqësisht u diskualifikua nga gara.

Gjyqtarët e dënuan karateisten kosovare me “shikkaku”, për thyerje të rregullave teknike.

Si pasojë e këtij vendimi, Orana nuk pati mundësi të garonte as për medaljen e bronztë.

Kështu, me paraqitjen e Fortesës përfunduan garat e karateistëve kosovarë në LM “Taranto 2026”.

Bilanci i Kosovës në karate është një medalje e artë, e fituar nga Islam Selmani.