75 Mall Live Search
17:00 / E Mërkurë, 05 Gusht 2026 / AR

Fustani leopard, trendi i kësaj vere, Egli e Enca bëjnë “xing” me të njëjtin stil

Printi leopard vazhdon të dominojë trendet e modës këtë verë dhe duket se është kthyer në një nga zgjedhjet e preferuara edhe për personazhet e njohur.

Së fundmi, Egli Tako dhe Enca Haxhia janë shfaqur me fustane me print leopard, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.

Edhe pse secila i ka dhënë stilit të saj një interpretim unik, ngjashmëria mes paraqitjeve ka bërë që fansat të komentojnë se dy vajzat kanë bërë “xing” me njëra-tjetrën.

Printi leopard, i konsideruar një klasik që rikthehet çdo sezon, po konfirmohet si një nga tendencat më të forta të verës, ndërsa VIP-at po e sjellin në versione gjithnjë e më elegante dhe të guximshme.

Mesa duket, këtë sezon, fustani leopard është një “must-have” në gardërobën e çdo adhurueseje të modës./Indeksonline/