08:58 / E Mërkurë, 08 Korrik 2020 / indeksADMonline

Futboll sa t’duash, dy superderbi në Superligën e Kosovës

Vëmendja e shikuesve të futbollit sot është te Superliga e Kosovës.

Tri super ndeshje nga ora 17:00 janë sot në program, transmeton Indeksonline.

Vëmendja kryesore është në Anamoravë, ku Gjilani do të luajë kundër Prishtinës.

Dy skuadrat janë në garë për titull dhe vetëm tri pikët janë opsion për dy ekipet.

Tjetër ndeshje interesante është edhe ajo mes Ballkanit dhe Llapit. Këta të fundit janë dorëzuar për titull.

Ballkani që është në garë për titull, i duhen tre pikë dhe asgjë më pak.

Ndeshje me interes është edhe ajo mes Drenicës dhe Ferizajt. Klubi nga Skenderaj duhet të fitojë që t’i ikë zonës së kuqe.

Kurse, Ferizaj që është me pak gjasa për mbijetesë, duhet të fitojë për të rritur shpresat./Indeksonline/