11:06 / E Premte, 25 Shtator 2020 / indeksADMonline

Gashi: Të votohet Projektiligji për rimëkëmbje ekonomike, t’i marrin qytetarët paratë e tyre para kohe

Arben Gashi, shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, i ka ftuar deputetët që të votojnë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike në lexim të parë, shkruan IndeksOnline.

Gashi u ka bërë thirrje PDK-së dhe VV-së që ta votojnë Projektligjin e pastaj të shqyrtohen vërejtjet dhe shqetësimet e tyre.

“Nuk është mirë të spekulohet  dhe të krijohen përshtypje të gabuara. Paratë e tërhequra nga Trusti i marrin qytetarët paratë e veta.

Nuk ka asnjë mundësi që shteti me i marrë paret e secilit qytetar, por i merr individi paret e veta para kohe.

Sot ka rëndësi një Projektligj që ne po kërkojmë deputet që ta kalojnë në lexim të parë dhe i garantojmë PDK-në e LDK-në që do të diskutohen vërejtjet e rekomandimet në amendamente”, ka thënë ai./IndeksOnline/