75 Mall Live Search
23:31 / E Mërkurë, 02 Shtator 2026 / S Z

Gashi thotë se Kujtim Shala ka ofruar dje dorëzimin e mandatit: Njëjtë planifikuam edhe ne tjerët, Abdixhiku s’pranoi

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se në mbledhjen e grupit parlamentar të LDK-së, Kujtim Shala ia ka ofruar Lumir Abdixhikut dorëzimin e mandatit, pasi ka deklaruar se nuk e voton për president Bekim Sejdiun.

Gashi tha se njëjtë kanë pasur të veprojnë edhe pesë deputetët e tjerë, por Abdixhiku nuk e pranoi këtë dorëzimin e mandatit të Shalës.

“E ka ndëpre te Kujtimi dhe ka thënë nuk pranoj me ndërpre mandatin. I keni mendimet e juaja vazhdoni”, ka thënë Gashi në “Debat Plus”.

Gjashtë deputetë të LDK-së janë shprehur kundër që të votojnë Bekim Sejdiun për President.