13:10 / E Enjte, 21 Nëntor 2019 / indeksADMonline

“Gati t’i bjerë fustani” – Jonida Maliqi provokon fansat

Këngëtarja e njohur shqiptare Jonida Maliqi ka kohë që qëndron me sukses në skenën muzikore shqiptare.

Ajo përtej muzikës njihet si një e pasionuar pas modës dhe në paraqitjet e saj lehtë vërehet shija dhe pasioni që ajo ka për të ndjekur trendet më të reja, shkruan Indeksonline.

Jonida është një personazh mjaft i ndjekur edhe nëpër rrjetet sociale, madje në Instagram ajo ndiqet nga më shumë se 500 mijë fansa.

Ajo ka publikuar së fundmi disa fotografi mjaft provokuese, të cilat nuk ka hezituar t’i shpërndajë për ndjekësit e saj të shumtë. /IndeksOnline/