17:32 / E Hënë, 14 Janar 2019

Genoa me ankand për Piatek, kush jep më shumë e merr sulmuesin

Paraqitjet e Krzysztof Piatek në gjysmën e parë të sezonit kanë shtuar interesimin e shumë klubeve në mbarë Evropën.

Realizatori i 13 golave po shihet si një qendërsulmues ideal për klubet e mëdha dhe më emër të kontinentit të vjetër.

Çmimi i tij vlerësohet deri në 60 milionë euro, 56 më shumë se kur u ble nga Cracovia, shkruan Indeksonline.

Milani është skuadra që e sheh si zëvendësues të Higuain nëse ky i fundit vendos të largohet.

Interesim kanë shfaqur edhe Napoli dhe Inter derisa nuk përjashtohet mundësia e ndonjë oferte nga Juventus ose Real Madrid.

Piatek i ka thënë skuadrës se dëshiron të largohet derisa presidenti i klubit do të pranoj ofertën më të madhe në drejtim të tij. /IndeksOnline/