19:41 / E Diele, 15 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Gërguri i LDK-së: Posti i presidentit na takon neve, VV duhet të pajtohet me këtë!

Dy partitë e para që dolën nga zgjedhjet e 6 tetorit, ende s’po arrijnë të gjejnë një gjuhë të përbashkët. Ndonëse VV dhe LDK janë pajtuar për programin qeverisës, posti i presidentit po del të jetë “bllokadë”, ani pse ka frymë pozitive, duke u nisur nga vet deklarimet e dyja subjekteve.

Madje, kryetari i degës së LDK-së, në Vushtrri dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm, Hysni Gërguri thotë se posti i presidentit i takon partisë së tyre, përcjellë Indeksonline.

“Në konstalacionin aktual politik dhe Kushtetues të Kosovës, LDK-së i takon Presidenti:

Pasiqë deri tani nuk ndodhi reforma zgjedhore që Presidenti të zgjedhet direkt nga populli dhe që ai të jetë autoriteti kryesor Kushtetues, si në vendet Presidenciale, atëherë Kryeministri në situaten aktuale është i barasvlefshëm me Presidentin dhe Kryeparlamentarin( i pari është më tepër post ceremonial, ndërsa i dyti më tepër “moderator” i Kuvendit të Kosovës)”, ka shkruar Gërguri.

Ai në fund ka thënë se Vetëvendosje duhet të pajtohet me këte, nëse vërtet e kanë seriozisht të bëjnë koalicionin e shumëpritur.

“Në të kundërten ruana Zot,menjëherë lind dyshimi i cili tashmë po qarkullon nëpër kuloare mediatike se posti i Presidentit po i “ rezervohet “ Rexhep Qosjes”./Indeksonline