09:37 / E Hënë, 13 Maj 2019

Gjatë vikendit në Spitalin e Pejës kërkuan trajtim 773 pacientë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka bërë të ditur se gjatë vikendit ka pasur një numër të madh pacientësh.

Kështu, për dy ditë 773 pacientë janë trajtuar si raste emergjente në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, ndërsa 65 nga këta janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm, transmeton Indeksonline.

Për këtë periudhë, janë regjistruar 21 lindje, 13 normale dhe 8 me prerje cezariane. Prej tyre, kanë lindur 13 djem dhe 8 vajza.

Spitali ka njoftuar se 20 operacione janë kryer në Sallën e Operacioni gjatë vikendit që sapo kaluam.

Kurse, analiza kanë kryer 414 pacientë që në total kanë bërë 4,478 analiza. /Indeksonline/