14:01 / E Hënë, 14 Tetor 2019 / indeksADMonline

Gjendet e vdekur këngëtarja dhe aktorja e njohur 25- vjeçare, në shtëpinë e saj

Ylli i grupit “K-pop” është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Seul, në Korenë e Jugut, transmeton Indeksonline.

Sulli, 25- vjeçare, emri i vërtetë i së cilës është Choi Jin-Ri, u gjet e vdekur sot nga menaxheri i saj në shtëpinë e saj.

Policia koreane tha se ata po punojnë mbi supozimin se ajo mund të ketë kryer vetëvrasje.

Ajo thuhet se e ka pezulluar karrierën e saj muzikore pasi luftoi me abuzimin që mori në internet gjatë muajve të fundit, sipas BBC-së.

Kjo për shkak se ajo ishte përfshirë në një skandal më 2016 pasi tregoi gjoksin aksidentalisht në një shfaqje të drejtpërdrejtë në Instagram dhe kjo shkaktoi një “trazirë” në Korenë e Jugut tradicionale konservatore.

Sulli kishte qenë anëtare e grupit popullor “K-pop”, por u largua në vitin 2015 për t’u përqendruar në karrierën e saj të aktrimit. /Indeksonline/