21:36 / E Martë, 19 Prill 2022 / OSH

Gjendet një foshnje pa shenja jete në Podujevë

Sot në foshnje është gjetur pa shenja jete në fshatin Ballovc të Podujevës.

Zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë foshnja është gjetur rreth orës 18:00 ku ekipi i mjekëve emergjentë kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

“Sot rreth orës 18:00 është pranuar informata për një foshnje pa shenja jete në fshatin Ballovc të Podujevës. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një rast hetim mbi vdekjen”, është shprehur Ahmeti.

Ajo tha se hetuesit janë duke punuar në ndriçimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./IndeksOnline/