17:46 / E Enjte, 17 Shtator 2020 / indeksADMonline

Gjermanët zbulojnë se si u helmua Navalny, kundërshtari i Putinit

Kolegë të liderit të opozitës ruse Alexei Navalny thonë se kanë gjetur një shishe uji me gjurmë të agjentit nervor Novichok.

Shishja e ujit u gjend në dhomën e tij të hotelit pas helmimit.

“Dy javë më vonë, një laborator gjerman gjeti gjurmë të agjentit nervor Novichok në një shishe nga dhoma e hotelit Tomsk,” thanë ata.

“Dhe, më pas tre laboratorë të tjerë morën kampionet e Alexei-t dhe vërtetuan që ai ishte helmuar më atë agjent nervor. U bë para se të largohej nga dhoma për të shkuar në aeroport.”

Një laborator ushtarak gjerman ka përcaktuar që Navalny u helmua me Novichok, i njëjti grup agjenti nga epoka Sovjetike për të cilin Britania tha se ishte përdorur për ish-spiunin rus Sergei Skripal dhe vajzën e tij në Salisbury, në 2018.

Navalny u sëmur ndërsa udhëtonte nga Siberia në Moskë më 20 gusht dhe u dërgua më pas për të marrë trajtim mjekësor në Gjermani.

Aty ai më pas u fut në koma për më shumë se dy javë ndërsa trajtohej me një anti-helm. Më tej Navalny u shkëput nga aparaturat dhe mund të marrë frymë vetë.

Të martën, ai postoi një foto të tij nga shtrati i spitalit në Berlin ndërsa shoqërohej nga bashkëshortja dhe fëmijët.