18:52 / E Diele, 12 Korrik 2020 / C E

Gjilani vazhdon ëndrrën për titull, Dreinca rrezikon shumë

Gjilani ka shënuar fitore të madhe në luftën për titullin e Superligës.

“Skifterat” kanë mposhtur Drenicën me rezultat 2-0 në ndeshjen e xhiros së 30-të.

Të dy golat për Gjilanin në këtë sfidë i shënoi Keita Razak, shkruan Indeksonline.

Futbollisti nga Bregu i Fildishtë shënoi në minutën e 21-të dhe në minutën e 33-të.

Gjatë ndeshjes kishte edhe një moment interesant, ku gjyqtari anuloi një penallti të Fiton Hajdarit.

Me këtë fitore, Gjilani është në vendin e dytë me 61 pikë, tri më pak se Drita që është duke luajtur me Prishtinën.

Tri ndeshjet e fundit skuadra e Mezanit i luan kundër Dritës (mysafir), Ballkanit (vendas) dhe Flamurtarit (mysafir).

Në anën tjetër Drenica është në vendin e tetë me 38 pikë, tri më shumë se Trepça ’89 që është në zonën e kuqe. /IndeksOnline/