Gjuhet dy herë me armë polici i njohur kosovar, ‘Tarkani’

Të shtëna armësh janë dëgjuar para pak çastesh në lagjen Arbëria në Prishtinë. Indeksonline mëson se një person ka shtënë dy herë në drejtim të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Avni Berishës, i njohur si ‘Tarkani’. Fatmirësisht zyrtari policor nuk ka marrë asnjë lëndim.