12:43 / E Shtunë, 19 Tetor 2019 / indeksADMonline

Gjykata Speciale fton veteranin e Vetëvendosjes- Ai i fajëson deputetët që e votuan!

Gjykata Speciale do ta intervistoj zyrtarin e vjetër të Vetëvendosjes, ish-luftëtarin e UCK-së, Gani Krasniqi.

Ky i fundit, përmes një shkrimi në Facebook, ka dhënë detaje rreth kësaj ftese.

“Për t’u përgjigjur pozitivisht, më obligon një pjesë e deputetëve të papërgjegjshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilët e votuan këtë gjykatë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Për hire të informimit te opinionit publik, njoftoj se pardje, datè 11 tetor 2019, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, kam pranuar ftesë që me date 11 dhe 12 nëntor 2019, në ora 9.00 te paraqitem pran kësaj zyre, për të dhënë, prova, infomacione dèshmi… siç thuhet në këtë ftesë.

Provat, dëshmitë…, motivohen me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe pse perkufizimi i datave është : 1 jamar 2998 — 31 dhjetor 2000 !

Për t’u përgjigjur pozitivisht, më obligon një pjesë e deputètève tè papërgjegjshëm tè Kuvendit tè Republikës së Kosovës, të cilèt votuar këtë gjatè.

Natyrisht, ashtu siç e ndjej për nder, që isha pjesë UÇK-së, së Lavdishme, ashtu do te dëshmoj për Luftèn e drejtë të saj.