12:11 / E Enjte, 23 Janar 2020 / indeksADMonline

Grenelli e përsërit: S’dua të përfshihem në formimin e Qeverisë

Pas takimit me liderin e LVV-së, i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, së bashku me ambasadorin amerikan në Prishtinë kanë arritur në selinë qendrore të LDK-së aty ku do të takohen me të parin e kësaj partie, Isa Mustafën.

Ai ka përsëri ka theksuar se nuk është i interesuar që të përfshihet në formimin e Qeverisë së Re në vend.

Ai ka thënë se fokusi i tyre është zhvillimi i ideve të reja për vende të punës.

“Sapo u takova me liderët e LDK-së, dua që të falënderoj z.Mustafën që na ka pritur, kemi shikuar disa fotografi prej karrierës së tij dhe ai ka shumë eksperiencë. E ndava mesazhin e njëjtë që është se ne në Amerikë nuk jemi të interesuar që të përfshihemi ose se si do të formohet qeveria, ne jemi të interesuar në zhvillim ekonomik, dhe e ndava vizionin tim për të arritur aty shumë shpejtë duke hequr tarifën, ndërsa serbët që të ndalin kampanjën për tërheqje të njohjeve.

Ne duam të sjellim ca enegji dhe ide nga Amerika për zhvillimin e ekonomisë që të sjellin vende të reja të punës për të rinjët, fokusi ynë”, tha ai./IndeksOnline/