15:07 / E Premte, 29 Maj 2020 / indeksADMonline

Greqia do të rihapë kufijtë për Shqipërinë dhe 28 vende të tjera

Greqia njoftoi të premten se duke filluar nga data 15 qershor do të rihapë kufijtë për qytetarët e 29 vendeve të botës.

Në mesin e vendeve janë: Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi dhe Kroacia.

Lista do të zgjerohet edhe me disa vende tjera, tha ministria e Turizmit në Greqi.

Megjithatë, autoritetet kanë thënë se do të vëzhgojnë situatën e pandemisë.