11:24 / E Premte, 22 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Griezmann e pranon: Nuk di të dribloj

Antoine Griezmann pranoi se nuk di të driblojë, duke insistuar se pikat e forta në lojën e tij shtrihen diku tjetër.

28-vjeçari bëri transferimin në Barcelona gjatë verës, por ai ka luftuar për të bërë ndikimin që pritet prej tij, duke shënuar vetëm katër herë në 11 paraqitjet në La Liga.

Ka pasur tashmë pyetje mbi pamundësinë e tij për t’u lidhur me Lionel Messi , por francezi ka kërkuar të shpjegojë ndryshimet në qasjen e tyre në fushë. 

“Unë nuk e di se si të dribloj, më pëlqen të bëj një ose dy prekje, me ritmin,” tha Griezmann në një ngjarje Puma në Spanjë, transmeton Indeksonline.

 “Më pëlqen që topi të dalë i pastër dhe të gjuajë drejt golit”.

 Griezmann ishte në shënjestër për vendin e tij gjatë pushimit ndërkombëtar, duke shënuar një dhe duke asistuar një tjetër kundër Shqipërisë të Dielën./Indeksonline/