75 Mall Live Search
11:17 / E Shtunë, 08 Gusht 2026 / B XH

Gruda alarmon: Jemi në shkelje të plotë të Kushtetutës

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda është deklaruar para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Gruda tha se thirrja e vazhdimit të seancës konstituive për ditën e sotme është në kundërshtim të plotë me Kushtetutën.

Sipas tij dje ishte afati i fundit kushtetues për konstituimin e Kuvendit.

“Kjo seancë është thirrur në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe Aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, dje ka qenë afati i fundit për konstituim të Kuvendit, ndërsa sot është dita e 31-të dhe jemi në shkelje të plotë të Kushtetutës”, tha ai.